Lajmet e fundit
Angel Di Maria ka vendosur të qëndroj në Manchester, megjithëse la prapa një sezon dëshpërues.

Anësori i Manchester United, Angel Di Maria ka insistuar që ai do të vazhdoj në Old Trafford.
Argjentinasi iu bashkua United në një transfer record prej 59.7 milionë funte nga Real Madridi, verën që shkoi. Por, kurrë nuk arriti të tregojë aftësitë e veta duke mbetur larg nivelit që pati treguar në Spanjë.
Performanca e dobët nga ai dhe paraqitjet e mira të Juan Mata e Ashley Young bënë që ai të mos jetë startues që nga 4 marsi, duke ngritur spekulimet për një largim të mundshëm të tij.
Por, Di Maria shpreson në një rikthim të formës pas Copa America, prandaj preferon që të vazhdoj nën urdhërat e Louis van Gaal.
“Unë sapo kam përfunduar sezonin e parë si lojtar i Manchester United”.
“Ishte sezon i vështirë për mua. Mendoj se kjo ndodhi për shkak të mjedisit të ndryshëm, shteteve dhe ligave, kështu unë nuk munda të adaptohem mjaftueshëm”.
“Tash do të luaj në Copa America, pas së cilës do të kthehem në Manchester për t’u përgatitur për sezonin tjetër”.