Lajmet e fundit

Angel Di Maria do të jetë edhe për një kohë pjesë e Paris Saint-German.
Argjentinasi së fundi është lidhur me një largim të mundshëm nga klubi francez, por duket se ai tashmë do të nënshkruajë kontratë të re që e mban atë në Paris deri më 2021, transmeton Klan Kosova.
Ish-anëtari i Manchester United deri në kohën kur do t`i skadojë kjo kontratë do të jetë 33 vjeçar.
Ai u transferua nga United drejt kryeqytetit francez në verën e vitit 2015.