Lajmet e fundit

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, ka thënë se sa ishte te Manchester United kishte pasur probleme vetëm me trajnerin e atëhershëm, Louis Van Gaal.
Argjentinasi shkëlqeu në rikthimin e tij në "Old Trafford" në cilësinë e kundërshtarit, duke asistuar në dy golat e fitores për PSG-në në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ai u prit keq nga fansat e Djajve të Kuq, dhe kjo qe e vështirë për të, pasi që ai thotë të mos ketë folur kurrë keq për klubin dhe njerëzit aty.
"[Pritja] ishte e vështirë nga minuta e parë, por e dija se kjo do të ndodhte", ka thënë ai për Cadena Cope.
"Por e kam thënë në të kaluarën dhe e përsëris, kurrë nuk kam folur keq për njerëzit këtu dhe për klubin".
"Këto janë gjëra që ndodhin dhe njerëzit i pranojnë keq. Kam pasur probleme vetëm me trajnerin këtu".