Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Angel Di Maria kanë mbajtur bisedime me Atletico Madridin teksa duan që ta sigurojnë një transferim të tij nga Parku i Princave në Wanda Metropolitano, sipas El Larguero, përcjell Cadena Ser.
Argjentinasi është lodhur duke shërbyer prapa Neymarit dhe Kylian Mbappe-së te kampionët e Francës, andaj është i interesuar që ta lë këtë klub gjatë verës.
Atletico ka dalë si një nga opsionet e ish-futbollistit të Real Madridit, të cilët janë po ashtu afër që ta humbin yllin e skuadrës, Antoine Griezmann.