Lajmet e fundit
Sipas mediave në Gjermani, futbollisti i Manchester United, Angel Di Maria është në listën e transferimeve të Bayern Munchen.

Pas dështimit në fazën e sulmit kundër Barcelonës, zyrtarët e klubit bavarez kanë filluar të mendojnë transferimin e një futbollisti cilësor gjatë merkatos të kësaj vere.
Sipas tyre gjasat janë të mëdha që ish-lojtari i Real Madrid të transferohet në Bundesligë.
Di Maria shpesh nuk ka arritur të gjejë veten në formacionin e Van Gaal, edhe në raste të aktivizimit nuk ka arritur të tregojë potencialet e tij.
Ai verën e kaluar u transferua në “Old Trafford” për shumën prej 75 milionë euro, me kontratë që vlen deri në vitin 2019.