Lajmet e fundit

Angel Di Maria pas kompletimit të transferimit të tij në Paris Saint-Germain nga Manchester United për 44 milionë funta, ka shkruar një letër të hapur në drejtim të tashmë ish-klubit të tij.
Ai ka thënë se përmes kësaj letre dëshiron që ta falënderojë gjithë klubin e United dhe tifozët për përkrahjen e tyre, duke kërkuar falje për formën e tmerrshme që kaloi aty.
“Kur United më zgjodhi të jem lojtar i tyre u ndjeva i nderuar sepse e dija që çka do të thotë kur nj klub i tillë ka besim në ty”.
“Ju sigurojë që nuk është se s’kam provuar të bëjë më mirë. Por futbolli nuk është sikur matematika”
“Kërkojë falje dhe më vjen shumë keq nëse nuk kam punuar sa është dashur. Dua të them se United është një klub i madh”.
“Dua të falënderojë të gjithë tifozët të cilët më ofruan mbështetje dhe dashuri” e ka përmbyllur këtë letër, Angel Di Maria, transmeton Klan Kosova.