Lajmet e fundit
Angel Di Maria ka deklaruar se është në gjendje të jap të gjithë trofetë që ka fituar gjatë karrierës për të fituar ndonjë titull me ekipin kombëtar të Argjentinës.

27 vjeçari i kishte prirë Real Madridit drejtë titullit të dhjetë të Champions League në sezonin 2013/2014 duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i finales, trofe të cilin ai thotë se do ta sakrifikonte.
“Do t’i jepja të gjithë trofetë që kam fituar, vetëm për të fituar diçka me Argjentinën” ka thënë Di Maria.
Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë kohës kur është duke u mbajtur Copa America.