Lajmet e fundit
Argjentinasi i Manchester United, Angel Di Maria është duke u përfolur për një kalim në Francë, tek Paris Saint-Germain.

Ai nuk pati lojë të mirë në sezonin debutues te Manchester United dhe ka shuma gjasa që të largohet.
Goal.com raporton që një kalim i tij te PSG do të ishte fundi i epokës së Zlatan Ibrahimovic, njofton Klan Kosova.
Suedezi është duke u kërkuar nga ish-klubi i tij, Milan, kështu që kjo lëvizje do të ishte po ashtu një afrim edhe më i madh me Rossonerët.