Lajmet e fundit

Argjentinasi i Manchester United, Angel Di Maria ka fluturuar drejt Francës për të kompletuar transferimin e tij te Paris Saint-Germain, raporton Goal.com.
Kostoja e transferimit të tij pritet që t’i kushtojë klubit francez, prej 45.9 milionë funta.
Menjëherë pritet që të zyrtarizohet transferimi i tij, posa ai të përfundojë testet mjekësore në Parkun e Princave.
Në një sezonë sa luajti ne Preimer League ai nuk arriti që të tregojë veten dhe largimi ishte i pashmangshëm.
Ai ndeshjen e tij debutuese në fanellën e PSG pritet që ta zhvillojë pikërisht kundër Manchester United, transmeton Klan Kosova.