Lajmet e fundit
Mesfushori argjentinas tregoi diçka nga magjia e tij në ndeshjen që kombëtarja e tij e fitoi ndaj Uruguajit në Copa America.

Angel Di Maria tregoi diçka nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme në driblim, pasi ia futi mes këmbësh topin Cristian Rodriguezit, në ndeshjen që Argjentina e fitoi ndaj Uruguajit.
Di Maria dështoi të paraqitet siç duhet dhe të ketë pozitë titullari tek Manchester United sezonin që shkoi, por ishte krejt tjetër në këtë ndeshje.
Goli me kokë i Sergio Agueros mjaftoi që Argjentina të siguroj fitoren, duke u ngjitur në krye të Grupit B, me pikë të barabarta me Paraguajin.