Lajmet e fundit
Asi argjentinas mund të kthehet në Spanjë, por kësaj radhe tek rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij, meqë minutat në Parc des Princes nën urdhrat e Unai Emery janë pakësuar shumë

Barcelona mund të tentojë ta transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, raportojnë mediat spanjolle.
Katalunasit ndjejnë mungesën e Neymar dhe e shohin ish-yllin e Real Madrid si alternativë të mirë, marrë parasysh mungesën e minutave për të në Parc des Princes.
Di Maria nuk duket të jetë në planet e Unai Emery dhe mendjen e ka larg Parc des Princes, por argjentinasi nuk dëshiron të shkojë te çfarëdo klubi; ai e dëshiron kalimin tek Barcelona.