Lajmet e fundit
E ardhmja e Balotellit tek Liverpool duket e zymtë, ndërsa bashkëkombasi i tij, Paolo Di Canio, thotë se Balo duhet të ndërrojë mënyrën se si sillet.

Mario Balotelli do vetëm që të jetë fytyrë publike sipas Paolo Di Canios, që beson se lojtari i Liverpoolit me këtë mënyrë sjellje është duke hedhur poshtë të gjitha mundësitë.
Reprezentuesi italian nuk u paraqit në fitoren e ‘Reds’ ndaj Stoke Cityt të dielën, duke mbetur prapa Christian Benteke, Danny Ings dhe Daniel Sturridge në përzgjedhjen e Brendan Rodgersit.
Di Canio, një nga legjendat italiane beson se 24 vjeçari nuk do të ketë edhe shumë mundësi për t’u rikthyer.
“Po flas si menaxher dhe në pikëpamjen time në futboll duhet kuptuar vlera e lojës për dhe me bashkëlojtarë”.
“Duhet bashkëndjerë në momente të këqija si në ato të mira dhe nuk duket se Balotelli është duke e bërë këtë gjë”.
“Shumë menaxherë kanë provuar ta ndryshojnë. Mancini ishte babai i tij në futboll, por as ai nuk e do tek Interi”.
“Mou e lexoi qysh në fillim duke thënë se “Balotelli nuk mund të ndryshohet”.
“Ai mendon se me dy tre truqe mund të bëjë që bashkëlojtarët të vrapojnë për të. Por, futbolli është shumë më shumë – është sakrificë dhe ndjenjë e përbashkët”.