Lajmet e fundit

Nuk thonë kot që mësuesi është një prind i dytë.
Një mësuese në një shkollë të Detroit është treguar me të vërtetë një nënë e dytë për një nxënëse të saj, kjo sepse ajo i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë asaj.
Nadirah Muhammad 39 vjeçare i ka dhuruar veshkën nxënëses A’Ja Booth 18 vjeçare.
Për katër vite me radhë , tri herë në javë, Booth është detyruar që të lëshojë orët mësimore për të bërë dializën, transmeton Klan Kosova.
Pikërisht kjo e ka nxitur Nadirah që të bëjë këtë akt fisnik.
“Fjalët nuk mund të shprehin se çfarë ndjejë për mësuesën time. Do i jem gjithmonë falenderuese sepse kjo do të thotë shumë për mua, madje që tani e ndjejë që ajo është si një nënë e dytë për mua” –është shprehur Booth në një deklaratë për websitin e shkollës së saj.
“Nëse Booth do të ishte fëmiu im, do të doja shumë që dikush ta bënte të njejtin veprim si unë” – ka thënë mësuesja më pas.