Lajmet e fundit

Kur vjen koha për dhuratat e ditës së të dashuruarve, gjithçka fokusohet të blera e tyre.
Për burrat: Si mund ta dini se çfarë në të vërtetë dëshiron ajo?
Si të gjeni diçka që reflekton në lidhjen tuaj, në miqësinë, dashurinë e përkushtimin?
Gazeta amerikane Business Insider ka listuar disa nga gjërat që gratë do t’i donin si dhuratë për Shën Valentin, diçka që do t’i bënte ato të lumtura e të kënaqura, transmeton Klan Kosova.
Punësojeni dikë që t’ua pastrojë shtëpinë
Një shtëpi e pastër, është kënaqësia e fundit të ditës. Për dikë dikë, është shumë luksoze kur nuk iu duhet që t’i bëjnë punët e shtëpisë e të pastrojnë një banjo nga njollat e sapunit. Nëse doni ta shihni të lumtur gruan tuaj, punësojeni një profesionist që ta pastrojë shtëpinë.
Blini bileta për shfaqjen e saj të preferuar
Dërgojeni te këngëtari apo këngëtarja që i pëlqen më së shumti. Do të jetë diçka që nuk do ta harrojë kurrë.
Qeraseni me darkë të kompletuar
Nga supa e deri në ëmbëlsirë. Një natë e tillë, ku i ofroni ngrohtësi e ushqim të mirë, nuk do të harrohet kurrë.
Dërgojeni diku për vikend
Nëse arrini të gjeni kohë e të largoheni nga angazhimet e përditshme, do ta dërgoni lidhjen tuaj në një tjetër nivel. Nuk ka njeri që s’i pëlqen të largohet nga rutina e mërzitshme.