Dashi
Një udhëtim në një resort me ski ose pajisje që lidhen me sportin, do t’i gëzonte ata shumë sepse kjo shenjë pëlqen dhuratat zbavitëse dhe që i japin mundësinë e përjetimeve të aventurave dhe emocioneve të reja. Nëse nuk janë fansa të sportit, atëherë mund t’i dhuroni diçka me ngjyra, si një shall apo ndonjë aksesor tjetër.
Demi
Demi e adhuron luksin. Dhurata romantike, si: shampanjë apo çokollata janë perfekte si për meshkujt, ashtu edhe femrat e kësaj shenje. Ata do jenë të kënaqur, nëse ju u dhuroni veshje të markave të njohura apo parfume të mira.
Binjakët
Binjakët do të gëzohen pamasë nga dhurata teknologjike, si: për shembull një tablet, smartphone apo set me DVD të një filmi / seriali.
Gaforrja
Për gaforret nuk ka rëndësi çmimi i dhuratës, por kuptimi i saj. Pëlqejnë dhuratat artizanale, sidomos me detaje apo motive që i sjellin ndërmend kujtime të bukura, familjen ose kohët e kaluara.
Luani
Luanët i pëlqejnë shumë bizhuteritë e shkëlqyeshme dhe veshjet moderne. Mund t’i nxirrni edhe për një darkë me ushqim pikant sepse ata i adhurojnë këto të fundit.
Virgjëresha
Kjo shenjë pëlqen çdo gjë që mund t’i ndihmojë për anën e tyre krijuese, kështu që mendoni për pajisje gatimi apo dekori, që ata ende nuk i kanë e do t’ju duheshin.
Peshorja
Njerëzit e kësaj shenje njihen për dekorimin e shtëpive. Ata kanë dëshirë ta mbushin shtëpinë me dhurata dekoruese, sidomos kur këto dhurata ia bëjnë miq që janë me shumë stil. Mund t’i blini qirinj të bukur, vazo etj.
Akrepi
Akrepët pëlqejnë dhuratat e çdo lloji, dy ide janë një palë syze dielli ose një videolojë për të çmendurit pas teknologjisë.
Shigjetari
Shigjetarët kanë një dëshirë të madhe për të udhëtuar. Gjithçka që ka lidhje me lëvizjet, një biçikletë, aksesorë makinash apo çfarëdolloj aktiviteti jashtë shtëpisë, siç mund të jetë një darkë, do t’i bëjë ata të lumtur.
Bricjapi
Është një nga shenjat më praktike të horoskopit, që do të thotë se ata do të pëlqenin diçka që me të vërtet i hyn në punë. Ama, ata pëlqejnë teknologjinë, kështu që një pajisje, sado e vogël teknologjike, do t’i gëzonte pamasë; për shembull, një boks të cilin e lidh me celularin me bluetooth.
Ujori
Ujorët janë të pasionuar pas kulturës dhe historisë. Një libër mund të jetë dhuratë shumë e mirë ose një biletë për të shkuar në një galeri arti apo teatër, do t’i entuziazmonte shumë.
Peshqit
Natyra emotive e peshqve pëlqen të gjitha ato dhurata që tregojnë se ju i keni përzemër. Mund t’i dhuroni disa ditë pushime romantike ose diçka që ngacmon imagjinatën e tyre./shije.al