Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po lakmon ta ketë një avion më të ri dhe siç ka thënë, më impresiv, të ngjashëm me ata, që sipas tij, kanë vendet e pasura më naftë të Lindjes së Mesme.
Dëshirën e tij sikur a ka dëgjuar dikush nga familja mbretërore e Katarit që i ka premtuar atij një Air Force One si dhuratë,
Bëhet fjalë për një Boeing gati 25 vjet më të ri se aktualët e Amerikës, ekstremisht më luksoz për çfarë edhe quhet “pallat në qiell”, me vlerë prej rreth 400 milionë dollarëve.
Trump është tunduar nga kjo ofertë, të cilën nëse e merr, është më e shtrenjta ndonjëherë që ka pranuar një president i vendit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=7za_sEMsRAI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.