Lajmet e fundit

Alana Duran ishte diagnostifikuar me një sëmundje qysh ishte 12 vjeçare dhe si rezultat, veshkat e saja kishin pushuar së funksionuari normal.
E tërë familja e saj është testuar nëse veshkat e ndonjërit përputhen, mirëpo asnjëri nga ta nuk kishte përputhshmëri me ato të Alanas, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo, e dashura e saj Lori, pasi e kishte bërë testin e përputhshmërisë, ka vendosur që ta surprizojë Alanan, e cila po priste për një veshkë që nga viti 2011.
Lori e cila është takuar me Alanan në rrjetin social Tinder, ka vendosur që t’i dhurojë të dashurës së saj njërën nga veshkat e saja.
Në një kuti me plot dhurata, ajo kishte vendosur edhe një letër ku i kumtonte lajmin se do t’i jepte njërën nga veshkat në mënyrë që ajo të dilte nga dializa.
E mahnitur nga vendimi i të dashurës, Alana ka shpërthyer në lot dhe ka mbetur pa fjalë.
[caption id="attachment_181566" align="alignnone" width="620"]
Alana Duran Source: https://www.facebook.com/alana.duran.thatscool?fref=ts Credit: Facebook[/caption]