Dhurata Dora është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera aktualisht. Këngët e saj numërojnë miliona shikime, përderisa ajo nuk ndalet as verë as dimër duke punuar për profesionin e saj.
Qoftë solo apo bashkëpunim, ajo arrin gjithmonë të pëlqehet e të mbajë stabil karrierën e saj si artiste, raporton Prive Klan Kosova.
E të jesh artiste do të thotë të kujdesesh për të në terma akoma më të gjerë. Këtë është duke e bërë aktualisht Dhurata Dora.
Në një mënyrë të veçantë e me një tjetër vibe nga si jemi mësuar ta shohim këngëtaren, ajo po realizon një set fotografik. Është pozicionuar diku nëpër studio të Prishtinës, e motivi i fotografisë shkon pak nga e vjetra e i qëndron stoik konceptit “Old Money”.
Kjo është mënyra që ajo ka vendos të shfaqet në këtë photoshooting që si duket po i merr kohë disa ditë që ta realizojë. Dhurata shembuj për artistët e tjerë, që titullin artist mbi supe synojnë ta mbajnë duke u kufizuar në tinguj muzikorë.
https://www.youtube.com/watch?v=io6uz7afGo0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.