Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se e mitura ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.