Një grua në Vushtrri dyshohet se nën kërcënimin e armës nga ish-bashkëshorti i saj është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.