Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të serisë së PlayOff-it të EuroLigës, është përshkuar me dhunë në parket.
Kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 40 sekonda pa përfunduar ndeshja, Sergio Llull i Realit shkaktoi një ndërhyrje të palejuar ndaj Kevin Punterit të Partizanit, gjë e cila çoi në kaos të paparë mes dy ekipeve, raporton Klankosova.tv.
Dante Exum i Partizanit u lëndua nga Guerschon Yabusele, teksa gjyqtari i ndeshjes i shikoi pamjet për disa minuta.
https://twitter.com/i/status/1651691262972395520
Ndeshja u suspendua 1 minutë e 40 sekonda para fundit për shkak se nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm në dispozion.
Fitorja në fund i takoi serbëve, duke mposhtur nikoqirët me rezultatin 95-80 dhe duke siguruar kështu 2 fitore në serinë e PlayOff-it të EuroLigës.
Dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Beograd. E para luhet më 2 maj, dhe e dyta nëse zhvillohet, është caktuar për 4 maj.
Për Partizanin, shkuarja në finale sivjet do të ishte e para në 13 vjet. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.