Lajmet e fundit
Finalja e Kupës së Rusisë mes Ural dhe Lokomotivës së Moskës ka përfunduar me dhunë, grushte dhe ndëshkime

Lokomotiv Moska ka fituar Kupën e Rusisë për sezonin 2016-17 pasi mposhti në finalen 2-0 ekipin e Ural.
Ky ishte suksesi i 7-të i kësaj skuadrës në këtë kompeticion, teksa golat u shënuan nga Igor Denisov dhe Alexei Miranchuk.
Gjithsesi kjo sfidë prodhoi dhe episode aspak të këndshme në minutat shtesë.
Lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë, duke shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin. Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq 4 futbollistë, nga dy për secilën skuadër.