Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës sipas të cilit qarkullimi i mjeteve transportuese të mallrave – furnitorëve në kryeqytet lejohet më së gjati në orarin nga ora 19:00 deri të nesërmen në orën 07:00.
Sipas kësaj dhome furnizimi me mallra sipas orarit të përcaktuar është bllokim i punës për të gjithë sektorët e biznesit dhe mbi të gjitha është shumë vështirë i zbatueshëm, transmeton KlanKosova.tv.
Në këtë linjë, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, kërkonër që të pezullohet menjëherë vendimi.
“Kufizimi i qarkullimit në orarin e përcaktuar pothuajse e pamundëson tërësisht procesin e furnizimit me mallra veçanërisht duke patur parasyshë që ky vendim nuk është bazuar në nevojat e zonës në fjalë, nuk janë mbajtur mjaftueshëm takime për të marrë qëndrimet e palëve të interesit në mënyrë që të ofrohet ndonjë alternative më e përshtatshme pa cunguar veprimtarinë e bizneseve”, thuhet në kumtesë.
Ata njoftojnë gjithashtu se kanë kërkuar takim urgjent me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me qëllim të arritjes së një marrëveshje të favorshme për të dyja palët.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.