Lajmet e fundit

Çifti i dashuruar Kimly Do dhe Philip Senn ishin në mesin e tre çifteve fatlume të cilëve iu mundësua që për herë të parë të kalojnë natën në një dhomë nënujore të gjumit, të rrethuar me peshkaqenë.
Bëhet fjalë për dhomën e bërë në akuariumin në Paris, e cila ndodhet shumë pranë kullës së Ajfelit.
Dhoma ka për qëllim studimin më të mirë të peshkaqenëve për çka e tëra është nga xhami dhe është vendosur 10 metra në thellësi të një pishine shumë të madhe.