Gara më e vjetër: Copa America organizohet që nga viti 1916. Me mosmbajtjen e British Home Championship(që luhej nga katër ekipe nga Britania e Madhe) në vitin 1984, është bërë gara më e vjetër që ende vazhdon të mbahet.
Themeluesit: Në organizimin e parë, që mbahej në Argjentinë patën marrë pjesë katër shtete: Argjentina, Brazili, Kili dhe Uruguaji, që konsiderohen edhe shtetet themeluese të kësaj gare.
16 pjesëmarrësit: Veç kombëtareve nga Amerikka Jugore, në këtë garë janë ftuar me raste edhe Meksiko, Kosta Rika, Hondurasi, Amerika, Japonia dhe Xhamajka.
Spanja në Copa America: Spanja është ndër tre shtetet që është ftuar por e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesëmarrës, bashkë me Kanadanë dhe Kinën.
Uruguaji vazhdimisht në garë: Uruguaji është kombëtarja më e suksesshme në këtë garë, duke e fituar atë 15 herë. Kombëtarja që fitoi këtë garë në edicionin e parë, e fitoi edhe herën e fundit, për më shumë të dy herët në tokën argjentinase. Për nga numri i titujve, Uruguaji përcillet nga Argjentina me 14 të tillë dhe Brazili me 8.
Shterpësia e Argjentinës: Kombëtarja e Lionel Messi nuk e ka fituar këtë garë që nga viti 1993, në Ekuador. Argjentina ka humbur dy finale, dy dyja kundër Brazilit, në vitet 2004 dhe 2007.
Huqjet legjendare të Palermos: Sulmuesi legjendar i Boca pati humbur tre penalty në ndeshjen ndaj Kolumbisë, në vitin 1999.
Neymar: Që nga viti 1989, brazilianët kanë qenë pesë herë golshënuesit më të mirë të tournamentit: Bebeto, Rivaldo, Ronaldo, Adriano dhe Robinho. A do të mundet sulmuesi i Barcelonës të lë gjurmën e tij?
Di Stefano: Spanjolli ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për Argjentinën, por kjo i mjaftoi për të fituar këtë garë, në vitin 1947, duke shënuar gjashtë gola.
Pele dhe Maradona: Asnjëri nuk ka fituar këtë garë. ‘O Rei; ka luajtur vetëm në një rast, në vitin 1959, duke shënuar tetë gola, por u mposht në finale nga Argjentina.
klankosova.tv