12.04.2017 · përditësuar para 3379 dite1 min lexim
Fituesi i trefishtë i çmimeve Oskar, Jack Nicholson, njihet për karakterin e tij unik, për romancat e tij të shumta me gra dhe për talentin e tij të pamohueshëm.
Ai më 22 prill e feston ditëlindjen e 80-të, dhe për ta shënuar këtë datë, filmi i tij ikonik “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” do të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe.
Më poshtë keni 10 gjëra që mund të mos i keni ditur për aktorin e madh hollivudian:
Jack kishte qenë renegat që nga kohërat e hershme duke qenë kundër autoriteteve që prej viteve të tij shkollore.
Puna e parë e tij në Hollywood ishte si asistent zyreje për animatorët William Hanna dhe Joseph Barbera, krijuesit e filmave vizatimorë Scooby Doo dhe The Flintstones.
Nicholson e fitoi rolin e tij në Easy Rider, e që ia ndryshoi karrierën, pasi që Rip Torn që kishte për të luajtur në atë film, i kishte prishur raportet me aktorin tjetër në atë film, Dennis Hopper.
Nicholson bashke me Meryl Streep janë të vetmit aktorë që janë nominuar për Oscar për çdo dekadë që nga të 60-tat e deri në të 2000-tat.
Jack i kishte refuzuar rolet në filmat legjendarë si Apocalypse Now, Rain Man dhe Taxi Driver.
Nicholson para se të bëhej i famshëm e kishte shkruar skenarin e një filmi të quajtur Head.
Nicholson është aq mik i mirë me aktorin Harry Dean Stanton, saqë ka gjetur një mënyrë se si t’i skalitë inicialet e tij në secilin film që e ka bërë.
Ai kishte qenë komshi me Marlon Brandon dhe Warren Beaty në Mullholland Drivce.
Nicholson e ka përjashtuar mundësinë e shfaqjes së tij në ndonjë film “blockbuster” e të pashpirt.
Ndonëse Michael Keaton kishte luajtur rolin kryesor të Batman, ishte Jack Nicholson në rolin e The Joker që ishte paguar më së shumti në atë film.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.