Lajmet e fundit

Përgatituni t’i vëni duart para fytyrës suaj në përpjekje për t’i fshirë lotët.
Në një video emocionuese shihet se si dhëndri nuk arrin të përmbahet dhe t’i mbajë lotët e lumturisë gjatë ceremonisë së dasmës së tyre në Londër.
Kur nusja e quajtur Annabella filloi të ecë drejt altarit, dhëndri Gabriel kthehet dhe fillon të qajë pasi e sheh gruan e tij të ardhshme në fustanin e bardhë të nusërisë, transmeton Klan Kosova.
Por si ç’do të bënte secili shok i mirë, njëri nga shoqëruesit e Gabriel-it ishte aty për ta ngushëlluar gjatë këtij momenti.
“Përmbahu. Ky është momenti yt njeri. Shikoje bashkëshorten tënde. Shikoje”, i thotë ai Gabrielit.