Turqia është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitoreje dramatike kundër Austrisë me rezultat 1:2.
Goli i parë u shënua qysh në minutën e parë të ndeshjes, ku Demiral realizoi nga këndi, e që ishte edhe një nga golat më interesant në këtë Kampionat Evropian.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Turqisë të krijuar në minutën e parë, kurse
Demiral shënoi edhe një herë në minutën e 59-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Kurse, Austria e ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të me anë të Gregoritschit.
Austriakët u lëshuan në sulm gjatë gjithë kohës, ku rastin më të mirë e pati në minutën e 95-të, por goditjen e Baumgartnerit e ndali Gunok, që ishte një nga pritjet më të mira në këtë Euro 2024.
https://www.youtube.com/watch?v=cpugMcGfuOs
https://www.youtube.com/watch?v=BfaHZ-zTdnk
https://www.youtube.com/watch?v=BwPoM8oUqMY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.