Lajmet e fundit

“Nuk bëra asnjë kërkim paraprak, thjesht rezervova trajtimin”, tha Danny, i cili punon si shtrues pllakash në Essex. “Nuk doja të shikoja video apo të informohesha për pasojat. Veprova me impuls”, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.Ai udhëtoi në Turqi në dhjetor të vitit 2020 dhe fillimisht ishte i kënaqur me rezultatin, duke thënë se dhëmbët dukeshin shumë më mirë. Ai priste që trajtimi të zgjaste të paktën pesë deri në shtatë vjet, por pothuajse menjëherë vuri re se dhëmbët e poshtëm po lëviznin. Gjashtë muaj më vonë u kthye në klinikën turke dhe që atëherë ka bërë nëntë udhëtime të tjera, pasi problemet vazhduan të shtoheshin.
“Sa herë që kthehesha, klinika nuk më jepte ndonjë shpjegim. Thjesht më pastronin dhëmbët dhe më dërgonin në shtëpi”, tha ai. “Më vonë më thanë se dhëmbët e poshtëm do të duhej të zëvendësoheshin”.Gjatë vizitës së tij më të fundit në Turqi, rreth një muaj më parë, Danny thotë se mjekët i treguan se disa dhëmbë ishin të liruar dhe i ofruan një trajtim të ri me kosto prej rreth 12 mijë euro. Ndërkohë, një dentist në Britani e kishte paralajmëruar tetë muaj më parë se të gjitha kurorat në nofullën e sipërme, si dhe katër dhëmbë në pjesën e poshtme, do të duhej të zëvendësoheshin në të ardhmen. Sot, Danny thotë se e ka të vështirë të hajë normalisht dhe jeton me frikën e vazhdueshme se dhëmbët mund t’i bien plotësisht.
“Nëse do t’i tregoja një dentisti britanik planin tim për të gërryer të gjithë dhëmbët natyralë, do të më kishte thënë të mos e bëja,” tha ai. “Mund të kisha vendosur thjesht aparat ortodontik dhe tani do të doja shumë të kisha zgjedhur atë zgjidhje. Pendimi im është i madh. Nuk duhej ta kisha bërë kurrë këtë trajtim”.
