09.06.2015 · përditësuar para 4068 dite1 min lexim
Rylai, është një dhelpër e bardhë e cila po rritet në kushte të shtëpisë. Ajo jeton në një shtëpi me dy qen.
“Ne gjithmonë kemi dashur një dhelpër si kafshë shtëpiake.Pas shumë kërkimeve dhe pritjeve, u ndjemë të gatshëm për të” thanë pronarët.
Ata thanë se dhelpra e tyre është shumë më kokëfortë se sa një qen ose mace në shumë aspekte, transmeton Klan Kosova.
Ata sqaruan se arsyeja e vetme se pse ajo nuk mund të mbijetojë në botën e egër të kafshëve është ngjyra e saj e bardhë sepse kështu ajo është pre më e lehtë dhe kërkimi për ushqim është gati i pamundur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.