Lajmet e fundit

Kopshti zoologjik në Melbourne është në zi për shkak të humbjes së 14 pinguinëve, pasi një dhelpër ka hyrë aty gjatë natës dhe i ka masakruar, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e këtij kopshti zoologjik edhe disa ditë më parë kanë dyshuar që dhelprat po silleshin andejpari, dhe i kanë vendosur kamerat e sigurisë dhe kurthe për t’i kapur – por pa sukses.
Më pas të martën mbrëma, rrethimi i “Wild Seas” është thyer dhe shumë pinguinë janë vrarë.
15 të mbetur janë kontrolluar nga stafi mjekësor.
Menaxheri i “Wild Seas”, Justin Valentine ka thënë: “jemi duke punuar me ekspertin e kontrollit të dhelprave dhe ai do të vazhdojë të vijë për të ofruar këshilla të mëtejshme”.