Përveç sfidave nga LA Liga në platformën Artmotion këtë të martë vijnë edhe tri duele tejet interesante të vlefshme për raundin e dytë të garave në DFB Pokal apo Kupën e Gjermanisë.
Nga ora 18:30 transmetimet nisin me sfidën në mes Babelsberg dhe RB Leipzig që do të vijë në Art Sport 3 nën komentimin e Arlind Sadikut. Në këtë duel skuadra nënkampione e Bundesligës Leipzigu është favorite e madhe, por Kupa dhe sistemi i saj me eleminim direkt iu lë gjasa edhe skuadrës inferiore të Babelsbergut.
Nga ora 20:00 zhvillohet kryendeshja e natës së martë në mes Dortmundit dhe Ingostadt e cila nga “Borussia Park” vjen në Art Sport 2 nën komentimin e Emanuell Sylës. Ingostadt shihet si skuadër shumë më e rrezikshme sesa Babelsbergu, andaj nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.
Për fund dueli më i barabartë i së martës që zbret në skenë dy skuadrat e njohura gjermane, Mainz dhe Arminia Bielefeld. Kjo ndeshje fillon në 20:45 teksa komentohet nga Valon Krasniqi.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.