Lajmet e fundit

Shkencëtarët në Japoni dhe Australi kanë zhvilluar një test të gjakut përmes së cilit mund të detektohet ndërtimi i proteinave toksike që lidhen me sëmundjen e Alzheimer.
Studimi, i cili është publikuar në revistën “Nature”, është një hap i rëndësishëm drejt testimeve të çrregullimeve në tru përmes gjakut.
Testi ishte 90% i saktë në analizën tek njerëzit e shëndetshëm, ata me memorie të dobësuar dhe tek pacientët e prekur nga Alzheimer.
Ekspertët kanë thënë që ky studim është ende në fazat fillestare dhe se ka nevojë për testime të mëtutjeshme, mirëpo është shumë premtues.