Kanë kaluar disa ditë që kur Jordyn Woods, i tregoi të gjitha në një intervistë për trashtinë me ish të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Megjithatë, ka një detaj të cili fansat e kanë vënë re.
“Ne ishim të gjithë duke vallëzuar dhe duke pirë. Unë po mendoja ‘s’duhet të jem këtu’, dhe ky ishte gabimi im. Dhe si mund të ndihesha nëse dikush i afërt me mua po sillet në shtëpinë e ish të dashurit tim, babanë e fëmijës tim? Nuk mendova për këtë. Duhej të shkoja në shtëpi pas festës”, tha Jordyn për Jada Pinkett Smit.
Fansat u kapën me faktin se Jordyn i referohej Tristanit si ish i dashurit i Khloe, sikur të ishin ndarë para festës.
Është akoma e paqartë se kur Tristan dhe Khloe u ndanë, por sipas raportimeve të fundit, ata prishën marrëdhënien pasi ajo zbuloi tradhtinë e tij me Jordyn.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.