Lajmet e fundit

Real Madridi është duke u përgatitur ta kompletojë transferimin e Jude Bellingham në javën e ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili theksoi se Reali do të diskutojë me Dortmundin vetëm për bonuset, pasi çmimi për transferimin e tij vetëm se është vendosur.
Bellingham do të kalojë në “Santiago Bernabeu”, për rreth 100 milionë euro.
Ai do ta nënshkruaj kontratën deri në vitin 2029. /Klankosova.tv.