Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me personin që vdiq të mërkurën në fshatin Sine të Istogut derisa ishte duke manipuluar me paragllajd.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima dyshohet se nga paragllajdi është lënduar në kokë.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar se personi ka humbur jetën.
Për të njëjtin rast, Klankosova.tv ka raportuar ditën e djeshme me të gjitha detajet e tjera.
https://klankosova.tv/policia-jep-detaje-per-rastin-tragjik-qe-ndodhi-ne-istog/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.