Gazetari Arlind Beqiraj ka bërë të ditur se në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është bartur materiali i ndjeshëm zgjedhor.
Ai shprehet se ky material po shpërndahet nga numër i madh i komisionarëve, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Në sallën “1 Tetori” është bartur materiali i ndjeshëm, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet. Në sallë ndodhen numër i madh i komisionarëve”, tha gazetari.
“Nën shoqërimin e policisë, është duke u bartur materiali zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së”.
Sipas KQZ-së, janë shtypur mbi1 milion e 700 mijë fletëvotime.
https://www.youtube.com/watch?v=349L6QgFSpM
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.