Dy persona kanë marrë lëndime trupore në Strellc të Deçanit, si pasojë e goditjes nga vetura.
Ngjarja ndodhi pas dy persona ishin përleshur më herët pas një mosmarrëveshje në një lokal aty.
Pasi këta të dy dolën nga lokali, një person tjetër e ka marrë veturën dhe i ka goditur dy personat që ishin përleshur më herët.
I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve lëndimet i kanë të lehta.
Ende nuk dihet motivi i krejt kësaj ngjarje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, njofton Klankosova.tv.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv më herët edhe nga policia, përmes zëdhënësit rajonal Fadil Gashi./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.