Gazetarja Vesa Hoda ka raportuar për “Edicionin Special” se një këmbësor 74-vjeçar nga Prekazi ka humbur jetën në një aksident në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj.
Në një lidhje direkte, Hoda dha detaje të reja për ngjarjen.
Ndryshe, Policia e Kosovës konfirmoi ngjarjen, duke bërë të ditur se viktima u godit nga një veturë ndërsa po tërhiqej nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se aksidenti përfshiu një veturë dhe këmbësorin, ndërsa për pasojë i moshuari humbi jetën në vend. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=tTQotKVb3KA
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.