06.11.2019 · përditësuar para 2435 dite1 min lexim
Marrëdhënia e Keanu Reeves me të dashurën Alexandra Grant është vënë në qendër të vëmendjes këtë javë pas debutimit të tyre në tapetin e kuq dhe tani janë zbuluar akoma më shumë detaje për çiftin, transmeton Klan Kosova.
Aktori 55 vjeçar njihet me Alexandra, 46 vjeçare, për një kohë të gjatë dhe ata kanë bashkëpunuar në disa projekte.
Alexandra është një artiste dhe ajo dha ilustrimet për librin e Keanu në vitin 2011 “Ode to Lappiness” dhe vazhduan me bashkëpunime të tjera.
People raporton se ata filluan takimin në fillim të këtij viti por kanë dashur të ruajnë privatësinë.
“Keanu është jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës që e ka Alexandra në jetën e tij”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.