Një person u dërgua sot gjatë ditës pa ndjenja në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Ai ishte gjetur i shtrirë të rrugë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe policia në Prizren.
"Pas marrjes së trajtimit adekuat ai është liruar për në shtëpi", tha zëdhënë rajonal Shaqir Bytyqi.
Klankosova.tv mëson se si shkak i humbjes së ndjenjave ishte overdoza e drogës.
Po ashtu Klankosova.tv merr vesh se viktima është emër i njohur për qytetin.
Bëhet fjalë për M.K, i njëjti dyshohet se ishte i përfshirë në vjedhjen e shtëpisë së zyrtarit të AKI-së.
Aty dyshohet se zyrtarit i ishte vjedhur çanta me dokumente si dhe arma zyrtare, por që më pas ishin kthyer atij pas arrestimit të personit të dyshuar./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.