Policia ka dhënë detaje rreth arrestimit që u bë në Prishtinë për dallavere me patentë shofer.
Sipas policisë, një person është arrestuar për shkak se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.
Në raport tutje thuhet se lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast.
“Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare. Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet më tej, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/kapet-kandidati-me-kufje-e-kamere-ne-testin-per-patente-shoferi-ne-prishtine/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.