10 persona ishin cak i organeve të rendit sot të zhvilluar nga Policia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Prokuroria e Shtetit.
Shtatë persona përfunduan në pranga, si të dyshuari për dallavere me patentë-shoferë në Pejë.
Derisa njëri nga ta është liruar për shkaqe shëndetësore.
Kështu tha për Klankosova.tv prokurorja e rastit Valbona Haxhosaj.
"Të dyshuarit e tjerë nuk u gjetën në vendbanimet e tyre. Shtatë janë arrestuar derisa një nga ta u lirua për shkaqe shëndetësore", tha ajo për Klankosova.tv
Ajo theksoi se aksioni u zhvillua edhe në Deçan, Fushë Kosovë dhe Prishtinë, por që kanë të bëjnë me Njësinë e Patentë-Shoferit në Pejë.
Haxhosaj shtoi se ata dyshohen për disa vepra penale.
"Pengim i të provuarit, dhënia e ryshfetit, keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar, legalizim i përmbajtjes së rreme", tha ajo.
Aksioni tashmë ka përfunduar, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të bëhet edhe kërkesa për masën e paraburgimit ndaj personave të dyshuar.
Klankosova.tv mëson se në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të Njësisë së Patentë-Shoferëve në Pejë dhe pronar të autoshkollave.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.