Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dieles në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku si një person vdiq dhe një tjetër u lëndua.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
Zëdhënësi rajonal i Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se fillimisht dy personat ishin dërguar për trajtim në QKUK e më pas policia u njoftua se njëri nga ta ka ndërruar jetë.
"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor", tha Elezaj.
https://klankosova.tv/aksident-ne-skivjan-te-gjakoves-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.