Pema 75 metra me 165 “gjemba” metalikë konsiderohet si destinacioni më i rrezikshëm turistik në Australi.
Dave Evans Bicentennial është pema që ofron pamje në 360 gradë të pyllit në Parkun Kombëtar Warren në Australinë Perëndimore.
Kunjat prej metali janë vendosur që në vitin 1988 rreth pemës duke krijuar kështu shkallë për të gjithë turistët që duan ta ngjisin atë.
Megjithëse rojtarët e pyllit thonë se askush që ka hipur në atë pemë nuk ka vdekur, për ta ngjitur atë nuk ofrohet asnjë masë sigurie./ Oranews.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.