Dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, amerikani Jock Covey është pyetur nga prokurorja rreth rolit të Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në UÇK.
Prokurorja: “A keni dijeni mbi rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës?”.
Covey u përgjigj shkurtimisht: “Jo”.
Ish-numri dy i UNMIK-ut u pyet edhe rreth një rasti të shkëmbimit të të burgosurve.
Prokurorja: “A keni dëgjuar për një rast të shkëmbimit të të burgosurve që kishte ndodhur në janar të vitit 1999-të?”.
I njëjti tha sërish “jo”.
"Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë, kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes. Kam qenë duke punuar në një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes", u shpreh Covey.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.