Dëshmitari i 82-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W03870 e ka vazhduar dëshminë e tij sot në rastin e gjykimit të ish-komandantëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo dëshmi ishte e mbyllur, pra ishte në sesion privat, njofton Klankosova.tv.
"Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04764, Prokuroria thirri sot dëshmitarin tjetër të saj. Pseudonimi i këtij dëshmitari është W03780", thuhet në njoftimin e Speciales. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.