Një video e Justin Bieber dhe gruas së tij Hailey Bieber, u bë virale në TikTok këtë fundjavë sepse dukej sikur artisti po i bërtiste asaj gjatë udhëtimit të tyre në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.
Në pamjet që shihni më poshtë, çifti i martuar po shoqërohej në sallën e një hoteli në Vegas dhe Justin u pa duke biseduar me Hailey.
Pasi është parë më shumë se një milion herë në TikTok, videoja është hequr. Disa dëshmitarë okularë tani po shpjegojnë se çfarë po ndodhte në të vërtetë në video.
Pra, çfarë ndodhi në video?
“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje për të dëshmuar. Ai ishte në adrenalinë. Nuk ka rëndësi nëse ju duket si ‘dreq’. Mos përhapni informacione të rreme mbi dikë, kjo është shpifje”, tha një përdorues i Twitter.
I njëjti person gjithashtu postoi një video të performancës së Justin e cila ndodhi pak çaste para se të bëhej video tjetër.
https://twitter.com/biebsclubhouse/status/1414271839723995144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1414271839723995144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.justjared.com%2F2021%2F07%2F12%2Feyewitnesses-explain-that-video-of-justin-bieber-yelling-at-his-wife-hailey-in-las-vegas%2F
“Ai ishte në adrenalinë. Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey dhe nuk po i bërtiste asaj. Unë e urrej këtë gjithë që Justin gjithmonë është pikturuar si një njeri i keq”.
https://twitter.com/JBCrewdotcom/status/1414160024461533185
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.