Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, tha se nuk ka qenë e vështirë të sillen dëshmitarët mbrojtës.
Kjo për shkak se, siç u shpreh ai, “kur ua shpjeguam situatën dhe cilat janë akuzat e Prokurorisë dhe kur diskutuam mbi kujtimet që kishin ata për ngjarjet, të gjithë kanë thënë menjëherë ‘kjo është e gabuar, këto nuk qëndrojnë’”.
“Kështu që ka qenë detyrë morale që të vijnë dhe tregojnë çfarë dinë ngaqë kanë qenë pjesëmarrës aktivë. Kanë qenë të përfshirë ditë e natë, kësisoj treguan vullnet të mirë dhe erdhën me dëshirën e tyre. Sakrifikuan kohën e tyre për t’u siguruar se Gjykata do ta kuptojë realitetin”, theksoi ai në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova.
https://youtu.be/GBKSAnkkAIE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.