Ish-zyrtari amerikan James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.
Ai për tri ditë dha dëshminë e tij si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Dëshmitë e Rubinit, e komentoi edhe profesori i gazetarisë dhe analisti Milazim Krasniqi.
Krasniqi e vlerësoi lart veprimin e ish-diplomatit amerikan.
Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubinit ka rrëzuar pretendimet e prokurorisë.
Analisti ka shkruar se Rubin beri që dëshmitë e mëhershme të duken të rreme.
“Deshmia spektakolare e Xhejms Rubinit ne Gjykaten Speciale, rrëzoi përtoke pretendimet e prokurorisë, i bëri të duken të mjera dhe të rreme dëshmitë e mëhershme dhe e qartësoi rolin historik dhe pafajësinë e Hashim Thaçit. Sigurisht edhe pafajësinë e Jakupit, Kadriut e Rexhepit. Por, kjo dëshmi na dha mundësinë edhe ne si shoqëri e si komb që të rishikojmë qëndrimin tonë jokritik ndaj ngjarjeve historike, pra, që ta shkruajmë historinë ashtu si ka ndodhë e jo si ka mundur të ndodhte, gjë që e ka vulosur Aristoteli, kur ka bërë dallimin ndërmjet historisë e poezisë. Te ne me të shumtën historia ende prezentohet e vlerësohet me konceptet e natyrën e poezisë. Rubini na ndihmoi prapë, si në vitin vendimtar 1999. Por edhe na këshilloi, me mirësinë e tij prej misionari”, ka shkruar ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.